Dy automjete janë përfshirë në një aksident komunikacioni në rrugën Drenas-Skenderaj, mesditën e sotme.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.
“Rreth orës 12:30, në rrugën Drenas -Skenderaj ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje”, ka thënë ai.
Sipas Borovcit, me rastin po merren njësitet policore të trafikut rrugor.
Me tre të lenduar ka rezultuar edhe aksidenti i komunikacionit, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lupç të Podujevës.
Ndonëse Ministria e Infrastrukturës, ka bërë me dije se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, policia ka apeluar për kujdes të shtuar pasi ngricat vështirësojnë në masë të madhe qarkullimin.
SHPËRNDAJE