Bëhet shpërndarja e fazës së dytë të makinave për mbjelljen e misrit për fermerët e Komunës së Drenasit

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief” gjatë ditës së djeshme ka bërë shpërndarjen e fazës së dytë të makinave për mbjelljen e misrit për fermerët përfitues të komunës së Drenasit.

Nga ky projekt kanë përfituar fermerë makina për mbjelljen e misrit të cilat do ju ndihmojnë dhe lehtësojnë punën e tyre në mbjelljen e misrit.

I gjithë ky projekt vjen në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Drenasit me “Islamic Relief”, në përkrahje të fermerëve të Komunës së Drenasit, duke lehtësuar kështu punën e tyre.

Nga ky bashkëpunim, kanë përfituar 70 fermerë makina për mbjelljen e misrit.
 

SHPËRNDAJE