Dëshmori Jahir Lladrovci, ishte mësues dhe atdhetar i paepur, shkruan në përkujtim të axhës dëshmor, Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar sot, me rastin e 22 vjetorit të rënies dëshmor, mësuesin Jahir Lladrovci, të cilin e quan mësues dhe atdhetari i paepur.

Kryetari Lladrovci ka shkruar se dëshmori Jahir Lladrovci, ka bartur traditën më fisnike të mësuesisë si amanet të veprimtarisë së Fazli Grajçevcit, Fehmiut e Xhevës, ndër breza.

Postimi i plotë i tij në fb:

Para 22 vitesh, ra në altarin e lirisë, dëshmori Jahir Lladrovci, mësuesi dhe atdhetari i paepur, për t’iu bashkuar të pavdekshmëve të kombit, heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës.

Mësuesi dëshmor, Jahiri, axha im, ishte personifikim i mësuesit me vetitë më të mira në shërbim të popullit, në shërbim të edukimit e arsimit atdhetar, duke bartur traditën më fisnike të mësuesisë si amanet të veprimtarisë së Fazli Grajçevcit, Fehmiut e Xhevës, ndër breza.

I përjetshëm është kujtimi për axhën Jahir, dëshmor i kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

SHPËRNDAJE