Drejtoresha Thaqi viziton bizneset përfituese të granteve nga Komuna e Drenasit dhe organizata Help

Ud Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Laureta Thaqi dhe Drejtoresha e Help-it, Shqipe Breznica, kanë vizituar disa nga përfituesit e përzgjedhur të projektit “Mbështetje stabilitetit Socio-Ekonomik në Kosovë” i financuar nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën gjermane Help.

Bizneset të cilët janë përfituese të këtij projekti janë shprehur të kënaqur me pajisjet pasi shërbimet tani ofrohen me cilësi me të lartë dhe efikasitet.

Këto pajisje moderne kanë ndikuar që bizneset dhe ndërmarrësit e ri, si Kreshnik Hoxha të kryej punën lehtë dhe në mënyrë profesionale. Në një bisedë me UD Drejtorshën Thaqi, Hoxha theksoi se këto pajisje i kanë lehtësuar kryerjen e shërbimeve dhe njëherit, planifikon zgjerimin e biznesit, njësi larëse makinash.

Jo vetëm Kreshniku, por edhe të tjerë përfitues që u vizituan sot, janë shprehur të kënaqur me mbështetjen përmes bashkëpunimit me organizatën gjermane Help, gjithmonë me synimin që bizneset tona të ofrojnë shërbime profesionale, cilësore dhe konkurruese në treg e përmes tyre të rritet numri i të punësuarve.

SHPËRNDAJE