Feronikeli ka fituar sot ndaj Trepça ’89 në Drenas, duke marrë tri pikë të arta.
Aktualisht i ka ikur zonës së kuqe.
Ndërsa Arbëria është në rrugë të mbarë për të siguruar mbijetesën në Superligë.
Skuadra nga Lipjani ka mposhtur Llapin me rezultat 3-2 në javën e parafundit të kampionatit të Kosovës.
Në anën tjetër, Trepça ’89 është mposhtur nga Ballkani me rezultat 3-2, shkruan Indeksonline.
Drita ka mposhtur Drenicën 0-3 dhe deri në javën e fundit do të ketë punë me Ballkanin për vendin e dytë.
Prishtina është e para me 78 pikë derisa sot është bërë zyrtarisht kampion i Kosovës.
Drita e dyta me 73 pikë dhe Ballkani e treta me 71 pikë do të mësojnë fatin e tyre evropian në javën e fundit.
Trepça ’89 në vendin e parafundit me 37 pikë, Arbëria me 40 pikë dhe Feronikeli me 41 pikë do të luftojnë për mbijetesë.
SHPËRNDAJE