Kryetari i Komunës, Ramiz Llladrovci së bashku me drejtorin e DSHMS-së, Arsim Haxhiu dhe drejtorin e DGJKP-së, Ruzhdi Lestrani, kanë pritur në takim Togerin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në regjionin e Mitrovicës, Drilon Hasani, ku edhe janë pranuar donacion 27 mijë maska për Institucionet në Drenas.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar togerin Hasani dhe FKS-në për këto ndihma dhe ka vlerësuar se dhurimi i këtyre maskave për institucionet dhe qytetarët, do të ndikoj në mbrojtjen ndaj virusit dhe uljen e rasteve.
Nga 27 mijë maska, 20 mijë prej tyre do të dorëzohen ne Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas dhe në Komunë, 2 mijë për Qendrën e Vaksinimit në Drenas dhe 5 mijë të tjera për Stacionin Policor në Drenas, Qendrën për Punë Sociale, shërbimin e zjarrfikësve dhe institucione të tjera.
SHPËRNDAJE