Më rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit, nesër do të bëhet përurimi i shtatores së Heroit Hafir Shala në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.
Zbulimi i shtatores do të behët duke filluar nga ora 15:00, prandaj lusim qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative për të ardhur në qytet. Lusim që rrugën Komoran-Drenas dhe Drenas-Skenderaj, të anashkalojnë për frekuentim, sidomos gjatë orës 14:30 deri në përfundimin e aktivitetit dhe të shfrytëzojnë rrugën kah Guri i Plakës-Dobroshec dhe rrugë të tjera alternative, ndërsa rruga brenda qytetit “Bedri Shala”, “Shaban Shala” dhe rruga e ambulantes, nga ora 14:30 deri në përfundim të aktivitetit për zbulimin e shtatores do të jenë të bllokuara ne të dy drejtimet.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptim dhe lusim që të zbatojnë rregullat ne mënyrë që ky aktivitet të përfundojë sipas agjendës.
Edhe një herë ju paraqesim agjendën për shënimin e 14 Qershorit.
09:30 – Homazhe te shtatoret e heronjve në sheshin “Fehmi Lladrovci”;
10:00 – Homazhe në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Morinë
10:30 – Homazhe tek të gjitha vend varrezat e dëshmorëve në territorin e komunës së Drenasit.
12:00 – Seancë Solemne e Kuvendit Komunal me rastin Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit dhe përurimit të shtatores së Heroit Hafir Shala
Seanca do të mbahet në Sallën e Kuvendit në Drenas.
15:00 – Manifestimi qendror i zbulimit të shtatores së Heroit Hafir Shala para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas.
SHPËRNDAJE