U bë hapja e Javës Olimpike 2023 në Drenas, ku në kuadër të Javës Olimpike u shënua Dita Olimpike e cila organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës, Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit dhe Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike.
E pranishme në këtë hapje ishte edhe drejtoresha në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit, Enkela Dema. Poashtu i pranishëm ishte edhe Elmi Zymeri, Kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike, njëherit Koordinator për Drenas.
Mbi 100 nxënës të shkollave fillore të mesme të ulët ishin pjesë e këtij aktiviteti.
Aktiviteti u mbajt në stadionin sintetik në Drenas.
#olimpikday#KOK
SHPËRNDAJE