Imami Osman Musliu me postim prekës për humbjen e vëllait: “Dhimbja është e madhe, por krenaria më e madhe”

Imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, ka ndarë me pikëllim të thellë dhe krenari të madhe ndarjen tragjike nga jeta të vëllait të tij, Liman Musliu. Në një mesazh prekës, ai falënderoi Forcën e Sigurisë së Kosovës për nderimin e bërë ndaj vëllait të tij, një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtar në FSK.

“Edhe vdekja dhe mërzia e paska madhështinë kur të nderon ushtria jonë, Forca e Sigurisë së Kosovës. Dhimbja ishte e madhe, por krenaria edhe më e madhe”, shkruan Musliu, duke i falënderuar të gjitha njësitë e FSK-së që qëndruan pranë familjes në këto momente të rënda.

“Zoti i ruajtë dhe nderoftë të gjithë ushtarët tanë,” përfundon ai, duke shprehur përjetësisht krenarinë për vëllain e tij dhe gjithë ata që kanë sakrifikuar për Kosovën.

SHPËRNDAJE