Edicioni 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll po shkon drejt përfundimit.
Në javën e 29-të, do të zhvillohen pesë ndeshjet tejet interesante, shkruan FrontOnline.
Padyshim, vëmendja është në Gjilan dhe Drenas.
Gjilani do ta presë Llapin në shtëpi, kurse në Drenas, Feronikeli luan përballë Ballkanit.
Në kryeqytet, Prishtina e pret Arbërinë, ndërsa në Mitrovicë, Trepça ’89 luan ndaj Dritës.
Dhe për fund, në Pejë, Besa është nikoqire e Drenicës.
Ndeshjet e javës së 29-të:
Trepça ’89 – Drita
Besa – Drenica
Gjilani – Llapi
Prishtina – Arbëria
Feronikeli – Ballkani./FrontOnline/
SHPËRNDAJE