Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët e kësaj komune që deri nesër duhet t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet.
Në njoftimin për media thuhet se komisionet janë në teren dhe po punojnë që tu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë qytetarët se deri nesër, me datë 19.01.2021, ora 12:00, të dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Drenasit.
Kjo vjen si rrjedhojë e kërkesës së nivelit qendror që kërkesat për vlerësimin e dëmeve t’i përcjellim deri të mërkurën, me datë 20.01.2021.
Komisionet janë në teren dhe po punojnë maksimalisht që tu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve. /Lajmi.net/
SHPËRNDAJE