Marrëveshjet janë nënshkruar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në prani të Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoreshës së Zhvillimit Ekonomik, Agnesë Kastrati-Bucolli.
Lladrovci i ka uruar përfituesit, duke theksuar se Komuna e Drenasit do të vazhdojë me përkushtim përkrahjen e bizneseve të reja, me qëllim të lehtësimit të hapave të parë të të bërit biznes dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Kjo mbështetje synon fuqizimin ekonomik lokal, inovacionin dhe vetëpunësimin në komunën tonë.
SHPËRNDAJE