Në mbledhjen e sotme të Asociacionit të Komunave, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i informoi kryetarët e komunave për shpërndarjen e vaksinave të përfituara nga mekanizmi Covax.
Sipas ministrit Vitia me sasinë e pranuar pritet që të vaksinohet stafi shëndetësor, 13000 veta dhe sasia tjetër do të përdorët për vaksinimin e personave mbi moshën 80 vjeçare.
Në takim kryetari Lladrovci, adresoi shqetësimet me të cilat po përballet Komuna e Drenasit si mungesa e stafit shëndetësor dhe mungesa e furnizimeve për Qendrat e Mjekësisë Familjare në Drenas.
Ministri Vitia, tha se do të shqyrtojë mundësinë e plotësimit të mungesës së stafit nga niveli qendror, ndërsa sa i përket furnizimeve siç duket gjendja do të vazhdojë të mbetet e tillë me tendenca të përkeqësimit.
Për vaksinat e premtuara nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministri Vitia tha se po shqyrtohet mundësia që këto vaksina të ri destinohen për mësimdhënësit.
SHPËRNDAJE