Ne këtë takim, kryetari Lladrovci ka falënderuar shtetin e Italisë për kontributin e dhënë për Kosovë dhe KFOR-in italian për bashkëpunimin në veçanti, për ruajtjen e sigurisë së vendit tonë, si dhe për përkrahjen e ofruar për Komunën e Drenasit.
Kryetari Lladrovci e përgëzoi komandantin Marco Fragassi, për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i mirë i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen në funksion të sigurisë së qytetarëve të Drenasit.
Komandanti i ri i Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Italian, Marco Fragassi, ka falënderuar gjithashtu kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e deritanishëm. Ai tha se ndihet mirë me vizitën në Komunën e Drenasit, si komuna më transparente në Kosovë.
Kryetari Lladrovci në shenjë falënderimi të pranishmëve i ka dhuruar medaljonin e punuar nga gratë e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave (QPDG) në Drenas.
SHPËRNDAJE