Kryetari Lladrovci shpreh ngushëllime familjes Zeka për vdekjen e djalit në aksident

Kryetari Lladrovci shpreh ngushëllime familjes Zeka për vdekjen e djalit në aksidentKryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës ka pranuar me dhimbje lajmin për vdekjen e 24 –vjecarit Merison Zeka, në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Arllat-Malishevë.Kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjes Zeka nga fshati Nekoc për vdekjen e djalit të tyre në aksidentin fatal.“Ngushëllime të sinqerta familjes Zeka, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur, për vdekjen e djalit të tyre në aksident. Në këto momente të vështira për familjen jam shpirtërisht pranë tyre”, është shprehur kryetari Lladrovci.Kryetari Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe vëmendje më të madhe në trafik.

SHPËRNDAJE