Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar për festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman.
Kryetari Lladrovci ka uruar që kjo festë të gjejë popullin shqiptar të bashkuar, në harmoni, paqe e mbarësi.
“Të dashur qytetarë të besimit mysliman, në emrin tim dhe të Komunës së Drenasit, ju uroj festën e Kurban Bajramit. Uroj që kjo festë të ju gjejë të bashkuar, me plot shëndet, mbarësi e lumturi në familjet e juaja”, ka uruar Lladrovci.
Urime festa e Kurban Bajramit!
SHPËRNDAJE