Kryetari Lladrovci viziton policinë, zjarrfikësit dhe punëtorët shëndetësor në Drenas, i uron vitin 2021!Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me stafin komunal, në orët e vona, ka vizituar Stacionin Policor, Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe Shërbimin e zjarrfikësve në Drenas, duke ju uruar vitin e ri 2021.Kryetari Lladrovci ka shprehur respekt të thellë dhe mirënjohje për punë e tyre në shërbim të shëndetit të qytetarëve të Drenasit.“Vizitova zyrtarët policor, stafin shëndetësor e zjarrfikësit për të shprehur respekt për punën në shërbim të shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve tanë. Në këtë ndërrim motesh, Policia, Zjarrfikësit dhe Emergjenca, garantojnë sigurinë dhe shëndetin për qytetarët e komunës së Drenasit. Falënderim dhe mirënjohje për punën Tuaj. Urime dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Viti i Ri 2021”, është shprehur kryetari Lladrovci.Kryetari Lladrovci me këtë rast ju dhuroi edhe dhurata, duke i uruar shëndet, mbarësi e mirëqenie.
![](https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2021/01/R.ll_.jpg)
![](https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2021/01/134918083_3592105270884606_5394772828231187067_n.jpg)