Kryetari aktual i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh edhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së sot kishte mysafir të veçantë, Endrit Thaçi, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në sheshin “Fehmi Lladrovci”, Lladrovci bashkë me Endritin, Shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, dhe ish-këshilltarin e ish-presidentit Thaçi, Ismail Sylën, kanë vendosur buçeta me lule pranë shtatorëve të heronjve të kombit.
“Nderim i përjetshëm sakrificës dhe heroizimit për liri”, ka shkruar Lladrovci në postimin e tij në ‘Facebook’.
SHPËRNDAJE