Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një foto me asamblistët e Asamblesë së Drenasit dhe drejtorët e drejtorive me ftesën e platformës “Liria ka emër”, në të cilën i bëhet ftesë qytetarëve të marrin pjesë në “Marshin për drejtësi” që pritet të mbahet më 2 prill”.
Lladrovci ka falënderuar asamblistët të cilët çështjet e interesit qytetar i votojnë pa dallim partie dhe për votën unanime në Seancën e Kuvendit për të gjitha pikat e rendit të ditës.
Postimi i Lladrovcit në instagram:
Asambleja e Drenasit dhe Në Seancën e Kuvendit të Drenasit, të gjitha propozim vendimet kaluan me unanimitet apo me shumicë absolute. I falënderoj asamblistët të cilët çështjet e interesit qytetar i votojnë pa dallim partie.
Pas Seancës, bashkë kemi bërë ftesë për pjesëmarrje në “Marshin për drejtësi”, marsh solidariteti qytetar para fillimit të gjyqit në Hagë që po zhvillohet kundër Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe të tjerëve.
SHPËRNDAJE