Lladrovci: Kam punuar shumë, kam marrë vota më shumë se partia

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka thënë në emisionin Pressing në T7 se me punë i ka shtuar votat në garat për kryetar të komunës.

Ai thotë se ka arritur të vë rregull në punën e administratës së komunës dhe se kështu ka fituar besimin e qytetarëve.

“E kam dëshmuar që punojë për qytetarët. Kam pasur informacion që qytetari nuk shërbehet mirë në komunë. Kam shkuar e kam parë vetë. I kam qortuar. Jo me shtag, por me vërejtje. Shërbimi fillon për qytetarin prej 8 deri në 12. Prej 12 deri në 1 është pushimi i drekës. Pastaj prej 1 deri në 4. S’ka sikur në komunat tjera ku punohet vetëm me dy orë për qytetarin.”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE