Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Muja nga Gradica për vdekjen e Bekim Mujes.
Kryetari Lladrovci i cili ka marr pjesë në varrimin e të ndjerit ka shprehur ngushëllime, duke ndarë dhimbjen me familjen për humbjen e dyfishtë.
“Me dhimbje të madhe, mora pjesë në varrimin e Bekim Mujës në Gradicë, pas varrimit të birit të tij, pak ditë më parë. Rast tragjik që na tronditi të gjithëve pa masë. Shpresoj që Drenasi të mos përjetoj ngjarje të tilla tragjike”, është shprehur mes të tjerash Lladrovci.
Ngushëllime familjes Muja!
SHPËRNDAJE