Lladrovci takon kryesuesin e KKZ-së në Drenas lidhur me përgatitjet për zgjedhje

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim zyrtarin e lartë komunal të zgjedhjeve, Burim Jonuzi, më të cilin diskutuan lidhur me ecurinë e përgatitjeve teknike për realizimin e zgjedhjeve parlamentare.

Kryetari Lladrovci në këtë takim theksoi se KKZ do të ketë mbështetjen e komunës për realizimin e zgjedhjeve në mënyrë transparente dhe pa probleme. Ndër të tjerash, ai e njoftoi se të gjitha shkollat dhe qyteti është në monitorim të kamerave, për t’i evituar problemet eventuale dhe raportimi i tyre në organet gjegjëse.

Ndërsa, z.Burim Jonuzi e informoi kryetarin Lladrovci lidhur me përgatitjet që janë bërë deri me sot, duke shprehur përkushtimin maksimal që procesi i zgjedhjeve në Drenas të jetë i qetë dhe pa ndonjë problem. Ai e falënderoi kryetarin për mbështetjen që po ia ofron KKZ-së në aspektin teknik, që këto zgjedhje të zhvillohen në mënyrë më të mirë të mundshme.

SHPËRNDAJE