Nisma dorëzon listën me kandidatët e vet: Do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve

Endrit Shala nga Nisma Social Demokrate konsideron se do të jenë befasia e këtyre zgjedhjeve, pasi dorëzoi listën me kandidatë për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

‘Lista jonë do të jetë që premton të ardhme të Kosovës dhe ruajtjen e historisë dhe së kaluarës së saj. Nisma asnjëherë s’do të shkrihet edhe nëse dikush tenton me veprime të ulëta ta minojë dhe dëmtojë. Do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve’, ka thënë Shala.

SHPËRNDAJE