Përkujtohen dëshmorët Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica të renë me 19 Prill të vitit 1999

Më rastin e shënimit të 22 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kadri, Avdi e Xhevdet Karaqica, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci me disa nga kabineti i tij, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, kanë bërë homazhe pranë

varrezave të dëshmorëve në Gllanasellë dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Kryetari Lladrovci tha se vepra e dëshmorëve mbetet histori e paharruar dhe se sakrifica e tyre mbetet pjesë e ndritur e historisë sonë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

SHPËRNDAJE