Përurimi i shkronjave të arta “UÇK” dhe pllakës përkujtimore në Gurin e Plakës, Dritan

Sot, më 25 Maj 2025, në fshatin Dritan (Dobroshec), u përuruan me nderim dhe respekt të thellë tri shkronjat e arta të alfabetit të shenjtë të kombit tonë – “UÇK” – si dhe pllaka përkujtimore në vendin historik të njohur si “Guri i Plakës”, pika strategjike SHKABA 6 e brigadës heroike 114 “Fehmi Lladrovci”.

Kjo ngjarje madhështore u zhvillua në prani të qindra qytetarëve, veteranëve të lavdishëm të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta.

Ky vend tani është një simbol i përjetshëm i sakrificës, guximit dhe dashurisë për atdheun – një kujtesë për brezat që do të vijnë, që liria është çmimi më i shtrenjtë dhe më i shenjtë.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit!

Nder dhe mirënjohje të thellë për të gjithë luftëtarët e lirisë!

SHPËRNDAJE