Komuna e Drenasit në bashkëpunim IADK-në, gjatë ditës sotme ka bërë shpërndarjen e 11 ftohësve të qumështit të madhësive të ndryshme me pajisjet përcjellëse, bidon – makina mjelëse tek 11 përfituesit, fermerë nga Komuna e Drenasit.
I gjithë ky projekt vjen në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Drenasit me IADK-në, në përkrahje të fermerëve duke lehtësuar kështu punën e tyre dhe duke ruajtur cilësinë e qumështit.
Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), duke qenë kështu afër fermerëve të komunës sonë, në përkrahje të vazhdueshme për ta, që të kemi bujqësi të zhvilluar në gjithë territorin e komunës sonë.