Vdekje të dyshimtë e një burri në Drenas

Vdekje të dyshimtë të një burri e ka cilësuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, pasi viktima ishte dërguar pa shenje jete në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në këtë qytet.

Të gjitha njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, thuhet në raportin e Policisë, i cili nuk saktëson detaje tjera rreth rastit.

“Më pas është konsultuar edhe Prokurori i Shtetit dhe me vendim të të cilit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet si vdekje e dyshimtë.

SHPËRNDAJE