4.5 milion euro nga Granti i Performancës për ndërtimin dhe zgjerimin e sheshit “Fehmi e Xhevë Lladrovci”
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe menaxherin e projektit DEMOS, Ertan Munoglu, për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi dhe Zgjerimi i Sheshit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Drenas nga skema e Grantit për Performancë Komunale.
Ky projekt do të bashkëfinancohet nga Ministria e Administrimti të Pushtetit Lokal, projektit DEMOS dhe Komunës së Drenasit, dhe vlera totale për realizimin e këtij projekti është 4,492,660.60 euro. MAPL do të ndajë shumën prej 916,388.80, DEMOS shumën prej 1,118,387.08 dhe Komuna e Drenasit vlerën prej 2,457,884.72.
Këto mjete për realizimin e këtij projekti, nuk do të shpenzohen nga buxhet i përgjithshëm komunal, por janë mjete të fituara nga Granti i Performancës Komunale, ku Komuna e Drenasit në nivel vendi, ka fituar vendin e parë dhe ka fituar 2,034,775.88 euro.
Një pjesë e mjeteve të dedikuara për ketë projekt do të jenë nga granti i përgjithshëm i performancës, ndërsa një pjesë tjetër do të jenë nga të hyrat vetanake, ndërsa për shumat e caktuara nga MAPL dhe DEMOS, do të dedikohen sipas Marrëveshjes së Bashkëfinancimit të cilën e gjeni në ueb faqen zyrtare të komunës ne këtë link; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/memorandume/
SHPËRNDAJE