Vërshimet në Komunën e Drenasit, 68 mijë euro do tu shpërndahen 87 familjeve (Lista)

Komuna e Drenasit ka publikuar tabelën e vlerësimit të dëmeve në shtëpi banimi nga vërshimet e ndodhura në janar.

Në listë janë 87 aplikues të cilët do të përfitojnë gjithsejtë 68 mijë euro, raporton DrenicaOnline.

Vlera e dëmeve është llogaritur nga komisioni 198.638.00 euro ndërsa sipas vendimit të qeverisë 02/59 dt. 21.01.2021 do të kompensohet 34% e dëmit.

Aplikuesit do të përfitojnë nga 47 euro deri në 3447 euro, varësisht nga dëmet e shkaktuara.

Më poshtë gjeni tabelën e publikuar dhe sqarimin e komisionit për këtë proces:

SHPËRNDAJE