Kryetari Lladrovci pret në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci te mërkurën ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilin e ka informuar për të arriturat dhe sfidat e qeverisjes lokale në Drenas.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar Ambasadorin Minxhozi për vizitën dhe ka informuar lidhur me qeverisjen lokale në Drenas, duke theksuar se në Komunën e Drenasit vazhdon zbatimi i ligjit për përfshirjen e kuotës gjinore në ekzekutiv, ku janë 6 drejtoresha, po ashtu ka njoftuar edhe për projektet e realizuara dhe ato që janë në proces për të mirën e qytetarëve të Drenasit.

Ambasadori Minxhozi ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka përgëzuar për të arriturat në qeverisjen lokale. Minxhozi ka përgëzuar kryetarin Lladrovci për vendin e parë në raportin e performancës duke shtuar se sukseset e arritura si Ambasador në Shqipëri, i ke bartur edhe në Komunën e Drenasit duke vazhduar me performancën dhe llogaridhënien e shkëlqyer edhe ndaj qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Ambasadori Minxhozi, kryetari Lladrovci dhe drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë vizituar dy shkollat e mesme në Drenas, duke u takuar me drejtor të këtyre dy institucioneve edukativo-arsimore, stafin e shkollave dhe nxënësit. Drejtoret e shkollave, Lulzim Nika dhe Mentor Sahiti, e kanë njoftuar Ambasadorin Minxhozi për të arriturat e nxënësve të këtyre shkollave në garat e diturisë në Kosovë. Ambasadori Minxhozi është nda shumë i kënaqur me nivelin infrastrukturor të shkollave dhe për të arriturat e nxënësve në prezantimet brenda dhe jashtë vendit. Ambasadori Minxhozi ka mbajtur edhe një ligjeratë para nxënësve të dy shkollave.

Ambasadori Minxhozi së bashku me kryetarin Lladrovci kanë vizituar edhe Stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe qytetin e Drenasit.

SHPËRNDAJE