Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar 7 qendrat ku është mbajtur testi i maturës për nxënësit e klasave të dymbëdhjeta.
Gjatë vizitës, drejtori Gjoka u ka uruar nxënësve suksese dhe rezultatet sa më të larta në testin e maturës, duke shtuar se vetëm përmes arritje së rezultateve sa më të mira në mësim varet e ardhmja e nxënësve për vendin.
Drejtori Gjoka është njoftuar nga administruesit e testit të cilët e kanë informuar se testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur asnjë incident gjatë mbajtjes së testit.
Testit të maturës i janë nënshtruar 968 nxënës nga dy shkollat e mesme dhe testi është mbajtur në 7 qendra.
SHPËRNDAJE