Egzona Jetullahi-Gjoshi emërohet sërish drejtoreshë nga Ramiz Lladrovci

Egzona Jetullahi- Gjoshi është emëruar sërish drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit. Ajo në zgjedhjet e fundit ishte kandidate për asambliste nga PDK ku arriti ti marr votat e mjaftueshme për të qenë zëri i qytetarëve të Drenasit.

Statusi i saj i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Drenasit, miq familjar, struktura të Partisë Demokratike, simpatizantë dhe ju votues të PDK’së,
Sot, me vendim të Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci jam emëruar drejtoreshë në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, ku edhe në të kaluaren isha udhëheqëse e kësaj drejorie por edhe tani do të mundohem që të jap maksimumin në angazhimin tim që të sherbejë me nder për të gjithë qytetarët e Drenasit pa dallim!

Faleminderit për besimin kryetar Ramiz Lladrovci.

Na priftë e mbara së bashku!

SHPËRNDAJE