Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, kabineti i kryetarit, anëtarë të Kuvendit dhe drejtor të drejtorive komunale, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve në Komunën e Drenasit.
Fillimisht homazhet janë bërë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Bedri Shala, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra dhe të shtatorja e doktorit Hair Shala, pastaj homazhet kanë vazhduar për nderim në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë, në varrezat e Dëshmorëve në Gllanasellë, Likoshan, Çikatovë e Vjetëe, Baicë, Abri, Tërdec, Gllobar, Tërstenik, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Shtrubullocë, Poklek i Ri dhe i Vjetër dhe në Nekoc.
Urime 15 vjetori, ditës së Shpalljes së Pavarësisë!
SHPËRNDAJE