Ish- deputeti i PDK- së, Ferat Shala bashkë me kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Sejdi Hoxha, vizituan aktivitët dhe qytetarët e fshatit Domanek.
Gjatë kësaj vizite, Shala dëgjoi për së afërmi hallet dhe problemet e gjithsecilit duke iu ofruar mbështetje e cila përfshihet në programin e Rimëkëmbjes Ekonomike.
“Së bashku me kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Sejdi Hoxha, sonte kishim një takim me aktivistët dhe strukturat e nëndegës së PDK-së, në fshatin e lindjes së kryetarit të degës në Domanek. Nga afër dëgjuam hallet dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane dhe shpalosëm pjesë nga programi i Rimëkëmbjes, i cili padyshim që ka vënë një theks të veçantë për rajonin e Drenicës.”, shkroi Shala ne Facebook.
SHPËRNDAJE