Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vijuar me fushatën elektorale të partisë së tij. Ai sot së bashku me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj kanë qëndruar në Drenicë.
Postimi i plotë i Ferat Shalës
Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës. Rinia dhe Veteranët sot folën në Drenas: koha e PDK-së po vjen!
Takime me plot entuziastë demokratë, ku programin elektoral “Rimëkëmbje” e shpalosëm bashkë me kandidatin tonë për Kryeministër, z. Enver Hoxhaj.
Z. Hoxhaj mori sot në Drenicë mbështetje të fuqishme për ta qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme.
Sipas Kryeministrit të ardhshëm, Kosova kurrë nuk mund t’ua kompensoj sakrificën me armë të djemve dhe vajzave të Drenicës.
#Rimëkëmbje
SHPËRNDAJE