Ferat Shala, kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ka marr përkrahje të madhe nga banorët e fshatit Domanek të Drenasit.
Shala bashkë me kolegë të tij partiak kanë shpalosur planin e PDK-së për Rimëkëmbje, plan ky i cili ka marrë mbështetjen e këtyre banorëve.
“Domaneku gjithë shpresë dhe besim në planin e PDK-së për #Rimëkëmbje ekonomike dhe politike”.
“Domanekasit të përcaktuar që më 14 shkurt qeverisjen e ardhshme të Kosovës t’ia besojnë njerëzve të dëshmuar në luftë dhe në shtetbërje”, ka theksuar Shala./Insajderi.org
SHPËRNDAJE