Aksident i rëndë në Korroticë të Drenasit, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Korroticë e Ulët në Drenas, këtë të diel.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Qendrën e Policisë në Prishtinë.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Ahmeti./Reporteri.net/.

SHPËRNDAJE