Kalo te lajmet
e mërkurë, 28 tetor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 6° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 07:04

Ballina › Lajme

Barnatoret e Komunës së Drenasit të respektojnë orarin e punës sipas rregullores komunale në fuqi

2 korrik 2021, 19:29

Barnatoret e Komunës së Drenasit të respektojnë orarin e punës sipas rregullores komunale në fuqi

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ndjen për obligim të njoftoj të gjitha bizneset e barnatoreve se orari i punës (kujdestaria) vazhdon të jetë sipas vendimit të Kuvendit të Komunës i datës 31.01.2019 i cili e ka plotësuar dhe ndryshuar rregulloren Komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës se organizatave të biznesit në Komunën e Drenasit.

Sipas këtij vendimi është caktuar fillimi dhe mbarimi i orarit të punës, për ditët e punës, të dielave dhe festave, vendim ky që duhet të respektohet nga të gjitha barnatoret në Drenas dhe Komoran.

Po ashtu, orari është hartuar duke u bazuar në memorandumin e mirëkuptimit në mes të barnatoreve private për mbarëvajtjen e shërbimeve ndaj qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Të gjitha subjektet afariste (barnatoret) që nuk e respektojnë orarin e përcaktuar korrik-dhjetor të cilin e ka dorëzuar DZHE me fletë dorëzim në secilën barnatore, do të merren masa të parapara sipas ligjeve në fuqi.Prandaj, me mirëkuptim ju kërkojmë të respektoni rregulloren komunale e cila është në fuqi, përndryshe jemi të obliguar të marrim masa ndëshkuese konform ligjit.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑