“Brigada” e Limajt sot zbret në Drenas, fton elektoratin e saj në tubim

Nisma Socialdemokrate do të hapë fushatën sot edhe në Drenas.

Lideri i partisë, Fatmir Limaj bashkë me kandidatët për deputetë nga rajoni i Drenasit do të takohen me elektoratin e tyre për të shpalosur programin.

“Brigada 121” e socialdemokratëve do të mblidhet në Restaurant “Hajdini”, në Drenas prej orës 17:00.

Dega e Nismës në Drenas ka ftuar elektoratin e saj që të jetë në këtë tubim që është i rëndësishëm për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndryshe kauza e Limajt për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe slogani “Me çlirimtarët” ka marr përkrahje të gjerë në nivel vendi.

SHPËRNDAJE