Mobilizim dhe entuziazëm në Drenas për fitorën e PDK-së

Qytetarët nga Drenasi dhe fshatrat e tij, janë mobilizuar me plot entuziazëm për fitorën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu thotë kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala, ka takuar qytetarë e aktivistë të kësaj partie në nëndegët Drenasi I, Drenasi II dhe Gllobari.

“Mobilizim dhe entuziazëm i madh  i demokratëve në nëndegët Drenas I, Drenas II dhe në Gllobar. Qytetarët e Drenicës dje UÇK – sot PDK. Ata kanë ndarë mendjen që edhe në këto zgjedhje besimin t’ia japin Partisë Demokratike të Kosovës, sepse vetëm ajo po u qëndron afër”, ka shkruar Shala.

Shala shtoi se PDK-ja është e vetmja parti që iu ofron qytetarëve rritje të pagave.

“PDK-ja është e vetmja parti që në këto zgjedhje po ju ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve, mbështetje financiare për rimëkëmbjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, investime në bujqësi etj. PDK-ja ka dhënë prova se e mban fjalën! #FeratShala14 #Rimëkëmbje #PDK134”, është shprehur Shala. Insajderi.org

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe turmë
May be an image of 4 njerëz dhe people standingMay be an image of 2 njerëz, people standing, E brendshme dhe text that says 'NIKE NIKE'
SHPËRNDAJE