Driton Ajazi i cili mori mbështetjen e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas për të udhëhequr në këtë komunë nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga gara edhe pse atë nuk po e mbështetë PDK në qendër.
Pavarësisht se ai nuk ka mbështetjen e kreut të partisë Enver Hoxhaj, Ajazi ka përsëritur qëndrimin e tij duke thënë se nuk e ka bë plan të ndryshoj mendim.
Ajazi ka thënë për Gazetën Infokus se nominimi i tij është vullnet i strukturave.
“Në Drenas ende nuk është nominuar, Ramz Lladrovci është në aspekt deklerativ, nuk është në interesin e kryesisë që në bastionin e saj të vendosin kundër vullnetit të strukturave lokale. Në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë nuk heqim dorë është vullnet i strukturave ai e ka shpall vetën përmes “Facebook-ut” ky është një dallim esencial”, ka thënë ai.
Ajazi shtoi se vetëm pasi të bëhet zyrtare kandidatura për Drenas do të vendosin për hapat e mëtejshëm./Gazeta Infokus/
SHPËRNDAJE