Familja e dëshmorit Fadil Gjoka ankohen se u harrua nga shteti: Nuk i ndërtuan as shtatore

Dëshmori i kombit, Fadil Gjoka, nga fshati Tërstenik i Drenasit, sot shënon 27- vite që nga rënia e tij për liri. Familja thotë që u vu në harresë dhe me vonesë iu njoh statusi i dëshmorit. Ata janë të zhgënjyer me institucionet kosovare sa i përket vlerësimit të kontributit të familjarit të tyre, Fadil Gjoka.

Ragip Gjoka, vëllai i dëshmorit në një intervistë për Insajderi, thotë se shteti ka neglizhuar meritat kombëtare të vëllait në rezistencës ndaj shtetit serb. Sipas tij, nuk është emëruar asnjë rrugë me emrin e tij, dhe nuk është ngritur asnjë shtatore.

“Fadili si bashkëthemelues i UÇK-së së bashku me Adem dhe Hamëz Jasharin, Ilaz Kodra, bashkëpunëtorë i ngushtë ishte edhe i Zahir Pajazitit nuk figuron emri i tij në asnjë rrugë nuk është i emëruar asnjë institucione siç janë të emëruar të tjerëve dhe shokëve të tij të ngushtë të idealit”.

“Nuk ka të ngritje asnjë shtatore askund siç janë në Drenas të shokëve të tjerë. Për këtë arsye jemi të zhgënjyer se ka mbetur në harresë. Na i kemi bërë tri kërkesa Komunës së Drenasit, nuk na u është përgjigj në kërkesat tona për emërimin e ndonjë rruge me emrin e tij”, ka thënë Ragipi.

Gjokaj ka thënë se në asnjë Epope të UÇK-së nuk është përmendur emri i Fadil Gjokës, ani pse ishte njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Adem e Hamëz Jasharit e me Zahir Pajazitin.

“Asnjëherë, në  një rast ka ndodh në një përkujtim të Imer Lushanit kur Ramiz Lavdrovci e përmend që ishte furnizuesi kryesor i Zonës së Drenicës”, ka shtuar Gjoka

Në maj të vitit 1994, Fadil Gjoka i kishte ndodhur një aksident komunikacioni, pas disa ditësh trajtime kishte vdekur. Familja e tij dyshojnë se Fadili nuk kishte vdekur aksidentalisht por ishte vrarë qëllimisht.

“Rënia e Fadilit paraluftës në rrethana për neve enigmatike të dyshimta edhe lufta dëme  të mëdha janë ato çka unë mendoj që është zvarrit arsyeja pse tash nuk po përmendet asgjëkund ne nuk e dijmë Këto janë ato  zhgënjimi ynë ndaj shokëve të tyre dhe institucioneve”, ka thënë ai.

Pas insistimit të familjes Gjoka me 28 dhjetor të vitit 2018, ish- presidenti Hashim Thaçi , kishte dekoruar  Fadil Gjokën me urdhrin “heroi i Kosovës”.

“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, sot dekorova dëshmorin Fadil Gjoka, një prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së. Fadili shquhej për guximin e tij edhe si pjesëmarrës i aksioneve të para kundër forcave policore serbe”, kishte shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se Gjoka ishte i kyçur në grupet e para të rezistencës në Drenicë e më gjerë, detyra e tij ishte furnizimin me armatim në Zonën Operative të  Drenicës/ GazetaInsajderi

SHPËRNDAJE