Ferat Shala: Jam i bindur se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala kanë mbajtur një tubim në qytetin e Drenasit.

Shala në këtë tubim ka thënë se është i bindur se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Gazeta Insajderi.

Tutje në postimin e tij në Facebook, Shala ka kërkuar nga qytetarët që të votohet numri 14.

Postimi plotë:

Shumë i entuziazmuar me tubimin e sotëm madhështor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.

Edhe pse nuk pata mundësi të jem fizikisht aty, nga fotot që po m’i dërgojnë bashkëpunëtorët e mi, pamjet madhështore të tubimit, qysh tani, po më bëjnë fitues.

Edhe sonte dua t’i falënderojë përzemërsisht: kandidatin e PDK-së për kryeministër të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, kryetarin e komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, kryetarin e Degës së PDK-së. z. Sejdi Hoxha, si dhe të gjithë bashkëpartiakët, të cilët po e vazhdojnë agjendën elektorale edhe pa mua, por gjithnjë duke kërkuar nga qytetarët që më 14 shkurt në listën e PDK-së të votohet edhe numri 14.

Sonte, më shumë se asnjëherë, jam i bindur se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, sepse PDK-ja e ka zemrën e madhe.

Zemërgjerësia e bënë PDK-në të jetë vlera fundamentale e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

SHPËRNDAJE