Kreu i AAK-së njëherësh kandidati për president të vendit nga radhët e kësaj partie, Ramush Haradinaj, gjatë mbrëmjes së sotme ka qëndruar në Qikatovë të Drenasit.
Haradinaj u shpreh se përkrahja për rininë si dhe ekonomia e sundimi i ligjit janë shtyllat kryesore të Aleancës.
“Në Qikatovë të Drenasit, shpalosa programin e Aleancës, shtyllat kryesore të tij, ekonominë, sundimin e ligjit, mirëqenien dhe politikën e jashtme. Përkrahja për rininë, që është politikë e përhershme e Aleancës, është shpërfaqur edhe në listën e saj për 14 shkurtin. Përfshirja e të rinjve profesionistë në vendimmarrjen politike është garancë e suksesit tonë.#ForcaeKosovës”, ka shkruar Haradinaj.
SHPËRNDAJE