Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Kryeshefin e N.P.H “Ibër Lepenci” Faruk Mujka, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të realizuar projektin për ujitjen e kulturave në Drenas.
Qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është për të mbështetur fermerët për të ujitur tokat bujqësore dhe Komuna e Drenasit ndan mjetet financiare prej 27 mijë e 500 euro për të realizuar këtë projekt, kurse N.P.H “Ibër Lepenci” do të kujdeset për realizimin e suksesshëm të projektit përmes ofrimit të çfarëdo asistence profesionale, administrative dhe teknike që mund të jetë e nevojshme.
“Komuna e Drenasit merr perisper pagesën për ujitje sipas kërkesave të fermerëve deri në 250 ha dhe në rast se numri i kërkesave është me i vogël, atëherë edhe pagesa do të jetë në proporcion me numrin e kërkesave, por asesi mos të tejkalohen shifra prej 250 ha”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit./Telegrafi/
SHPËRNDAJE