𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 – 𝐔𝐫𝐝𝐡ë𝐫𝐞𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦 𝐪𝐚𝐫𝐤𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢
I. Ndalohet qarkullimi i të gjitha trotineteve elektrike, biçikletave elektrike, motoçikletave apo mopedëve elektrike dhe mopedëve me katër rrotë në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
II. Zvra për Informim e Komunës së Drenasit do t’i njoftojë qytetarët dhe subjektet tjera për këtë urdhëresë, përmes uebfaqes së Komunës dhe mediave tjera.
III. Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në bazë të ligjeve në fuqi.
IV. Kjo urdhëresë hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga ana e Kryetarit të Komunës.