Kryetari Lladrovci pret në takim Arton Kocin, fitues i vendit të parë të Kupës së Kosovës dhe Mbarëkombëtare në Bodybuilding

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport, Shqipe Zogu dhe Drejtorin e Infrastrukturës Lokale, Endrit Gllareva, kanë pritur në takim fituesin e Kupës së Kosovës dhe Mbarëkombëtare në Bodybuilding, sportistin Arton Koci, i cili është shpallur kampion në kategorinë 90 kg.Kryetari Lladrovci ka përgëzuar sportistin për rezultatin e arritur dhe ka uruar suksese të mëtutjeshme në garat sportive, specifikisht në përfaqësimin e Kosovës në Garën Ballkanike që do të mbahet me 11 dhe 12 qershor të këtij viti në Rumani.Lladrovci në këtë takim i ka ndarë edhe mirënjohje për suksesin e arritur në garën e Kupës së Kosovës dhe Mbarëkombëtare në Bodybuilding në kategorinë 90 kg, si fitues i vendit të parë.

SHPËRNDAJE