Kryetari Lladrovci shtron iftar për Bashkësinë Islame të Drenasit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nderuar Bashkësinë Islame në Drenas, duke shtruar Iftar. Të pranishëm në iftar ishin, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame ne Drenas, Valon Bequku së bashku me kryesinë dhe imam të xhamive.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka përgëzuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas për tolerancën fetare që po vazhdojnë të tregojnë dhe humanitetin e tyre. Lladrovci tha se besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit, dëshmojnë përulje dhe përkushtim ndaj Zotit, por edhe e forcojnë disiplinën personale si rezistencë në shumë gjëra.
Ndërsa, kryetari i KBI, Valon Bequku, ka falënderuar kryetarin Lladrovci që po e respekton Këshillin e Bashkësisë Islame dhe është zotuar se bashkëpunimi mes Këshillit të Bashkësisë Islame dhe Komunës do të vazhdoj.
SHPËRNDAJE