Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falenderuar ushtarët e Kosovës për ndërtimin e urës në Dobroshec.
Ai ka thënë se FSK është zemra e Kosovës, pasardhëse e denjë e UÇK-së.
Postimi i Lladrovcit:
Forca e Sigurisë së Kosovës është zemra e Kosovës, pasardhëse e denjë e UÇK-së, sot na bëri sërish krenar.
Ura e Dobroshecit, është urë e ndërtuar shpejt, me standarde dhe përkushtim të madh në shërbim të qytetarëve të kësaj ane.
Faleminderit FSK, faleminderit e respekt gjeneral Cikaqi, oficerë e ushtarë të Kosovës!
SHPËRNDAJE