Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas takimit paraelektoral të Degës së PDK-së në Drenas, ku mori pjesë U.D. të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ish deputetët dhe deputetet e Kuvendit, si dhe drejtuesit tjerë të degës së kësaj partie në Drenas, ka shkruar se “së bashku, jemi më të fortë”.
- Lladrovci ka falënderuar për praninë në takim, U.D. të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, duke shtuar se “e sigurova se uniteti ynë do të reflektojë në votën nacionale, njëherësh i urova sukses dhe fitoren që na pret më 14 Shkurt”.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Takimi paraelektoral i degës së PDK-së në Drenas, ishte rast të ritheksoj domosdonë e unitetit qytetar në Drenicë, gatishmërinë time për të prezantuar vlerat më të mira të bashkëpunimit të nivelit qendror e lokal të qeverisjes, si dhe kandidatët më të mirë për Parlamentin e ardhshëm.
E falënderoj për praninë në takim, U.D. të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, të cilin e sigurova se uniteti ynë do të reflektojë në votën nacionale, njëherësh i urova sukses dhe fitoren që na pret më 14 Shkurt.
Po ashtu, i falënderoj ish deputetët dhe ish deputetet, Ferat Shala, Blerta Deliu Kodra, Valdete Idrizin, Ganimete Musliun, Gazmend Bytyçin, kryetarin e degës dhe kryetarin e Asamblesë komunale, Sejdi Hoxhën, Labinot Halilajn si dhe të gjithë anëtarët e kryesisë dhe strukturat e degës së PDK-së në Drenas.
Së bashku, jemi më të fortë! Lajmi.net//
SHPËRNDAJE